Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë, që sipas tij ka mbetur në dorën e Zotit.
Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti, njëherësh edhe ish-ministër i Shëndetësisë tha se Rama në vend që të ofrojë zgjidhje po shantazhon qytetarët me maska e gjoba.
“Edi Rama propozoi gjoba të reja dhe maska në vend të zgjidhjes dhe administrimit korrekt të pandemisë, një pandemi që ka dalë nga duart për shkak se ai fut hundët si i paditur dhe i paaftë që është. Në vend që tu ofronte shqiptarëve mijëra testime më shumë u ofroi maska.”
Vasili theksoi se asnjë shqiptar nuk mund të shantazhohet me një maskë dhe gjobë kur qeveria pacipësisht përdor shëndetin.
“Si mund të flasë ky për maska? Është një maskarallëk publik! Papritur ditën e shtunë në mëngjes ngrihet i shqetësuar dhe flet për maska kryeepidemiologu Edi Rama. Me një maskë do ta bëjë popullin zap ky?Ky që flet pa maskë në krah të një ministreje që bën sikur mban maskë. Inteligjenca e Edi Ramës lëviz nga maska te gjoba.”
Vasili i bëri thirrje Qeverisë të marrë përsipër kostot e trajtimit të të sëmurëve si dhe të parashikojë ndihmë financiare edhe për shërbimin ambulator.
“Sot në mënyrë të pacipë u tregua se do ti japin ndihmë financiare atyre që punojnë në spitalet Covid, po mijëra në shërbimin ambulator, kush i mbron, kush i subvencionon? Armata me të cilën fitohet lufta është jashtë dore. Asnjë lek nuk ka për ta mbështetje financiare. Si ka mundësi një pandemi që shtrihet në gjithë territorin është në dorë të Zotit?!”
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu
Shqiptarit nga Maqedonia e Veriut i dorëzohen mbi 1 mijë eur...