Sipas një studimi të fundit, pritet që të ketë edhe valë të tretë të koronavirusit, gjithmonë, nëse vaksina nuk del në treg sa më shpejt.
Studimet të shumta kanë theksuar se Covid-19 lë pasoja neurologjike, duke përfshirë edhe një përshkallëzim të mprehtë rrezikshmërie të sëmundjes së Parkinsonit, transmeton portal arbresh.info
Paralajmërimi vjen nga Instituti autoritativ Australian i Neuroshkencës dhe Shëndetit Mendor, Florey, sipas të cilit ‘inflamacioni nervor që pësuan shumë pacientë pozitivë, është një ndër faktorët kryesorë që sjell rrezik për sëmundjen e Parkinsonit.
Në studimin e botuar në Journal of Parkinson’s Disease, ekspertët theksojnë se humbja e nuhatjes është shenjë e sëmundjes së Parkinsonit, prandaj ata kanë kërkuar që bëhet një shqyrtim i gjërë.
Ata gjithashtu paralajmërojnë se sëmundja degjenerative ka të ngjarë të karakterizojë valën e tretë të pandemisë COVID-19 dhe vlerësojnë se tre në katër njerëz që janë infektuar me Covid-19, përjetojnë simptoma neurologjike.
Studiuesit e Institutit Florey rekomandojnë në veçanti zhvillimin e një mase protokolli shqyrtimi që synon të identifikojë njerëzit në rrezik të kontraktimit të Parkinsonit ose që janë në fazat e hershme të sëmundjes. Kjo mund të përfshijë teste të nuhatjes dhe shikimit dhe skanime të trurit për të identifikuar simptomat motorike.
Kjo konfirmon se si koronavirusi ndikon në pjesë të ndryshme të trupit, që nuk lidhen me sistemin e frymëmarrjes. Nëse më parë mendohej se linte pasoja vetëm në mushkëri, tani situata është ndryshe. Dhe ende mund të ndryshojë, duke qenë një virus i ri, për të cilin ne dimë pak, vazhdon të na suprizojë për të keq.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...