Google ADS

Veseli: PDK i ka prirë proceseve më të rëndësishme të vendit

10:17 | 10 Tetor 2020
Arbresh.info

Më 10 tetor të vitit 1999 është formuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Kjo parti nga themelimi ka pasur kryetar Hashim Thaçin, që tani është president i Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, në një postim në Facebook, ka uruar të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës,  kudo që ndodhen, transmeton arbresh.info.

“Në këtë përvjetor të 21-të të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë që të uroj përzemërsisht të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj kudo ku ndodhen. Në këtë ditë të shënuar urime të veçanta i dërgoj themeluesve të partisë, të cilët hodhën hapat e parë të kësaj organizate politike në kushte shumë të vështira”, ka shkruar Veseli.

Veseli po ashtu, ka thënë se iu është mirënjohës të gjithë ata që kanë kontribuar në sukseset e kësaj partie, që sot nuk janë më mes nesh.

“Po ashtu përulem me mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kanë kontribuar në sukseset e partisë sonë, por që sot nuk janë më mes nesh. Padyshim nderimet më të mëdha i takojnë qytetarëve të Kosovës, që i kanë besuar partisë sonë dhe që vazhdojnë ta shikojnë atë si garanci të konsolidimit të pavarësisë, të zhvillimit të ekonomisë e demokracisë si dhe të orientimit Euro-Atlantik të Kosovës”, ka thënë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës i ka prirë proceseve më të rëndësishme të vendit dhe ka luajtur një rol protagonist në rindërtimin e pasluftës, në shpalljen e pavarësisë.

“Partia Demokratike e Kosovës i ka prirë proceseve më të rëndësishme të vendit dhe ka luajtur një rol protagonist në rindërtimin e pasluftës, në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin nga e para të institucioneve shtetërore. Ajo vazhdon të kontribuojë për vendin si parti opozitare shembullore konstruktive që ngre lartë zërin për interesat e qytetarëve dhe vë para përgjegjësisë e kërkon llogari nga qeveria, në mënyrë që ajo të përmbushë siç duhet detyrat e saj. Ndërkaq partia jonë vazhdon reformat e saja të brendshme që se shpejti do ta rikthejnë fitimtare në garat e ardhshme zgjedhore”, ka thënë ai

Në fund, shtoi se në pamundësi për të festuar bashkë për shkak të pandemisë, ju uroj të gjithëve në distancë : Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike të Kosovës!/Arbresh.info

Ky është postimi i tij në Facebook:

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1724780437697155

 

 

Të ngjashme