Google ADS

Benzema besnik i Real Madridit: Kurrë nuk kam menduar largimin nga klubi

10:01 | 10 Tetor 2020
A. B.

Karim Benzema është njëri nga futbollistët më besnik në botë.

Sulmuesi francez është pjesë e Real Madridit që nga viti 2009 kur iu bashkua nga Lyoni për 35 milionë euro.

Që 11 vite si pjesë e Realit, Benzema ka pasur shumë oferta për tu larguar, por ai asnjëherë nuk e kishte menduar largimin nga Santiago Bernabeu.

“Unë kurë nuk kam menduar të largohem nga Reali. Gjithmonë jam i përqendruar në zgjidhjen e problemeve, për mua edhe ekipi është duke u përmirësuar”, tha Benzema.

Tutje francezi deklaroi se kishte momente kur nuk ishte në formë, por nuk e mendoi largimin.

“Edhe në sezonet gjatë të cilave nuk po kaloja momente të mira, u përpoqa shumë të isha i vlefshëm për klubin dhe nuk e mendoja largimin edhe pse oferta gjithmonë ka pasur”, vazhdoi tutje Benzema.

Krejt në fund 32-vjeçari ka thënë se pas pensionimit do të vazhdoj të merret me futboll, si trajner ose në ndonjë pozitë tjetër drejtuese te ndonjë klub. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme