Google ADS

Ermali dhe Fifi lansojnë duetin “Përjetësi”

09:09 | 10 Tetor 2020
A. B.

Dy këngëtarët shumë të dashur për publikun, Ermal Fejzullahu dhe Fifi i kanë bashkuar forcat për një duet.

Dyshja mbrëmë kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë, të quajtur “Përjetësi”, të cilin e kompletuan edhe me një videoklip interesant, shkruan portali arbresh.info

Për melodinë dhe tekstin e së cilës është përkujdesur artistja, Fifi. Në instrumentalin e projektit ka punuar Fatjon Miftati, e për pjesën vizuale u përkujdes, Imagine Films.

Ky bashkëpunim pritet të pëlqehet nga fansat e shumtë të tyre, pasiqë qysh në fillim dyshja morën komente pozitive. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme