Shpërthen një gyp në Prishtinë, dy lagje mbesin pa ujë

08:54 | 10 Tetor 2020
A Z

Në orët e para të mëngjesit sot ka pëlcitur një gyp ujësjellës duke lënë lagjen “Dardania” dhe “Lakrishte” pa ujë deri në sanim të tij.

KRU “Prishtina” tha se ekipet e mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe po merren me sanimin.

“Sot rreth orës 06:00 ka pëlcitur gypi i ujit me diametër fi 80 mm në lagjen ” Dardania” në Prishtinë. Si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm janë një pjesë e lagjes ” Dardania” dhe ” Lakrishte”. Shpresojmë që sa më shpejtë të rregullohet dhe të rikthehet furnizimi me ujë për ato dy zona. Faleminderit për mirëkuptim!”, thotë ujësjellësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme