Marakli t’Biciklave organizon aktivitetin ”Çiklo për Down Syndrome” në mbështetje të fëmijëve me Down Syndrome, sot me fillim nga ora 10:00 nisen nga sheshi ”Zahir Pajaziti” në Prishtinë për në drejtim të parkut të qytetit të Prishtinës, Gërmisë.
Ky event mbahet në mbështetje për aktivitetin ”Çiklizëm për Down Syndrome”, i cili organizohet nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore dhe Down Syndrome Kosova.
“Përveç çiklizmit pjesmarrësit do të kenë mundësi të argëtohen me anë të lojës bashkë me fëmijët e Down Syndrome Kosova dhe të gjithë të pranishmit e tjerë. Për mbarëvajtjen e aktivitetit do të kujdesen stafi i grupit Marakli t’Biciklave në bashkëpunim me organizatorët e tjerë. Aktiviteteti do të realizohet në përputhshmëri me rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik në lidhje me situatën pandemike”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...