Komisioni i Debateve Presidenciale anulloi të premten debatin e dytë televiziv mes kandidatëve Donald Trump dhe Joe Biden.
Debati do të mbahej në 15 tetor në Miami, Florida, por për shkak të diagnostikimit me koronavirus të Presidentit Trump u caktua që të mbahej në mënyrë virtuale.
Ky ndryshim u refuzua nga Presidenti Trump dhe fushata e tij që thanë se ndryshimi favorizon rivalin Biden.
Nga ana e tij Joe Biden tha se nëse nuk merrte pjesë Trump nuk do të merrte pjesë as ai.
Këto mosmarrëveshje sollën vendimin përfundimtar nga komisioni që të anullojë debatin e 15 tetorit dhe të fillojë punën për debatin e fundit të caktuar për në 22 tetor, transmeton Illyria.
Njoftimin e dha bashkëthemeluesi dhe bashkëkryetari republikan i Komisionit të Debateve Presidenciale Frank Fahrenkopf.
Presidenti Trump këmbëngul se nuk është ngjitës ndërsa mjeku i tij ka deklaruar se pret që Trump t’u rikthehet aktiviteteve me kohë të plotë këtë të shtunë, vetëm 10 ditë mbas diagnozës.
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...