Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se kreyminsitri Hoti duhet të japë dorëheqje sepse nuk po mund t’i mbledhë 61 vota.
“Ai duhet të japë dorëheqje në momentin që s’mund t’i mbledhë 61 vota për votimin e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike”, është shprehur Musliu.
Tutje ajo tha se as Vetëvendosje nuk është serioze në rrëzimin e qeverisë.
“Dje Xhavit Uka unë tha e unë nënshkruaj mocionin dhe shkojmë në zgjedhje. Ndërkohë që VV’ja heshti. Kjo tregon se as ata nuk janë mjaftueshëm seriozë”, ka thënë Musliu.
“Unë mendoj se vijat e kuqe iu kanë dhënë mësim të mirë partive. Këto vija të kuqe i kushtuan Kosovës më shumë se sa të gjithëve”.
Ajo gjithashtu tha se ata që sot po kërkojnë bashkëpunim me PDK’më, dikur kishin vija të kuqe me të.
“Ata që na qitën vija të kuqe atëherë, tash po kërkojnë bashkëpunim nga ne”, shtoi Musliu.
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...