Google ADS

100 ditëshi i qeverisë, Musliu thotë se Hoti nuk kishte interesim për t’i dëgjuar deputetët

00:13 | 10 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu thotë se kryeministri Avdullah Hoti ‘erdhi i lodhur në seancë’ pasi nuk ka qëndruar në sallë të Kuvendit për të dëgjuar deputetët për 100 ditët e qeverisë së tij.

“Nuk ka qenë fare i interesuar që të dëgjoj deputetët e Kuvendit”, tha Musliu.

E ftuar në T7, ajo tha se Kosova ka nevojë për kryeministër që dëgjon përfaqësuesit e popullit.

“Nëse brenda 100 ditëshit ndihet i lodhur sa të mos mund t’i dëgjoj deputetët le të lëshojë rrugë për një kryeministër tjetër më energjik”, tha Musliu.

“Kishte një fjalim patetik, vetë-lavdërues dhe vetëm me 17 rreshta për rininë”, theksoi Musliu.

Të ngjashme