Ronald Koeman është i bindur se skuadra e tij është më e mirë sesa Juventus.
Trajneri holandez, Ronald Koeman, ka dhënë disa komente lidhur me grupin e Ligës së Kampionëve, në të cilin do të luajë Barcelona.
Sipas trajnerit, skuadra katalane është më e mira e grupit G, ku bëjnë pjesë edhe Juventus, Dynamo Kiyv dhe Ferencvaros.
“Është kompeticion shumë i rëndësishëm. Teorikisht, jemi skuadra më e mirë e grupit, por duhet dëshmuar këtë”, ka thënë Koeman, transmeton lajmi.net
“Do ta nisim në shtëpi ndaj Ferencvaros, ndeshje e rëndësishme. Duhet të përgatitemi dhe ta analizojmë mirë kundërshtarin”, shtoi holandezi.
“Juventus po tregon çdo vit se kanë skuadër të fortë, me eksperiencë dhe një lojtar si Cristiano Ronaldo. Ne kemi Pjanic, i cili mund të na jap informata për ish skuadrën”, ka thënë mes tjerash Koeman.
Barcelona erdhi në këtë sezon me disa probleme të brendshme, por deri më tani ato nuk janë parë në fushën e blertë.
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë