Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi ka bërë një sqarim rreth një lajmi të publikuar në media online se kompania e tij ka fituar një tender në vlerë prej 5 milionësh.
Nëpërmjet një shkrimi në facebook, Kuqi ka thënë se në parim në këtë tekst nuk ka asgjë të pavërtetë, por që nuk është e vërtetë se të qenurit ministër e ka bërë të mundur marrjen e këtij tenderi, transmeton arbresh.info.
Ai tutje ka thënë se koha kur kompania e tij ka fituar këtë tender nuk ka qenë as ministër dhe as deputet, por që për shkak të procedurave të ankimit dhe proceseve tjera procedurale, nënshkrimi i kontratës është bërë këtë muaj.
Sqarimi i plotë nga ministri Kuqi:
Sqarim rreth çështjes “Kompania e ministrit Kuçi shpërblehet me tender 5 milionësh”
Të nderuar,
Keni mundur këto ditë të lexoni në shumicën e mediave online një lajm që kompania ime ka fituar tender me vlerë 5 milionë euro.
Në parim, në këtë tekst nuk ka asgjë të pavërtetë. Por, lidhja ime se të qenit ministër e ka bërë të mundur marrjen e këtij tenderi, është e pavërtetë.
Kompania “Hidroterm” është pronë e imja që nga viti 1991. Para politikës, unë kam një jetë profesionale dhe kam punuar me këtë kompani në shumë projekte në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.
Tenderi për të cilin është shkruar dhe jam sulmuar nga shumëkush në rrjete sociale, por edhe në emisione televizive është për ndërtimin e Spitalit “Nëna dhe Fëmija” në Prizren. Autoritet kontraktues është Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKSUK).
Më 31.07.2019 është bërë njoftimi për shpalljen e tenderit për të konkurruar.
Më 30.08.2019 është bërë dorëzimi i dokumentacioneve teknike dhe ofertës.
Më 29.10.2019 të gjithë ofertuesit, përfshirë edhe kompaninë “Hidroterm”, shpallen të papërgjegjshëm nga Autoriteti Kontraktues.
Pas kësaj, vetëm “Hidroterm” dhe një kompani tjetër ankohen për këtë vendim.
Më 10.12.2019, pas ankesës në Organin Shqyrtues të Prokurimit, lënda kthehet në rivlerësim.
Më 26.12.2019, Autoriteti Kontraktues – SHSKUK shpall fituese një kompani tjetër, e cila ishte më e shtrenjtë se sa kompania “Hidroterm”, e që është në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit.
Pas këtij vendimi, “Hidroterm” ankohet përsëri në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Më 11.03.2020 Organi Shqyrtues i Prokurimit aprovon ankesën e “Hidroterm” si të bazuar dhe lënda kthehet përsëri në rivlerësim.
Më 08.04.2020 Autoriteti Kontraktues – SHSKUK e shpall fituese kompaninë “Hidroterm”.
NË ATË KOHË NUK KAM QENË MINISTËR E AS DEPUTET.
Për shkak të procedurave të ankimit dhe proceseve tjera procedurale, nënshkrimi i kontraktës është bërë më 6 tetor 2020.
Pra, këtu mund ta kuptoni shumë lehtë se nuk ka asnjë lidhje mes postit tim si ministër dhe këtij tenderi të fituar nga kompania ime që në Prill të këtij viti, kur s’kam pasur asnjë post.
Unë nuk mund të inkurajoj kompaninë që të tërhiqet pasi janë rreth 250 punëtorë në zinxhirin e të punësuarve edhe indirekt në punët e “Hidroterm”. Gjithashtu, nuk mund ta inkurajoj të tërhiqet pasi gjithçka ka shkuar sipas rregullave. Por, mund të ju sigurojë se posti im nuk do të ketë asnjëherë asnjë ndikim për të përfituar personalisht. Kam kaq shumë vite në politikë dhe nuk kam asnjë akuzë për korrupsion apo aferë tjetër të jashtëligjshme.
Ndihem i pastër në ndërgjegjen time dhe këtë sqarim e bëra që t’iu sigurojë se jam personi i njëjtë që kam qenë gjithmonë.
Ftoj secilin autoritet shtetëror dhe organ të akuzës të shuajnë kureshtjen e shumëkujt për ndërhyrje apo jashtëligjshmëri.
https://www.facebook.com/blerimkuciaak/posts/3557309507662338
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation