Për të gjashtën herë dje deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të parë.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se ata kanë mbledhur 61 vota për votimin e këtij projektligji.
“Janë 61 nënshkrime qe i ka mbledhur Grupi Parlamentar i LDK-së, pra ne 61 vota i kemi çdo herë në parlament”.
“Por, ka qenë mungesa e deputetëve për shkaqe të ndryshme një kohë e dini që kemi pasë disa deputet me COVID-19, mandej disa i kishim në udhëtime, ata të gjithë janë zotuar që të hënën do të jenë në Kuvend në ora 10:00 për të votuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike”.
“Por, kjo nuk do të thotë që përfundon gjithçka, ligji të hënën kalon vetëm në lexim të parë. Më pas të gjithë deputetët e partive politike kanë mundësi të japin komente dhe sugjerime do të ketë edhe amandamente”, ka thënë Bajrami.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...