Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pezulluar vendimin për refuzimin e kërkesës së lejes së qëndrimit të përkohshëm për Tienmu Ma, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bazuar në fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, ka marrë vendim për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve A. Nr. 555/2020 me nr. prot A. nr. 1571/2020, të datës 01.10.2020, sipas kërkesës nga Avokati i Popullit”, thuhet në komunikatë.
Këshilltarit të ish-kryeministrit Albin Kurti i ishte refuzuar vazhdimi i qëndrimit në Kosovë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Tienmu Ma.
Pas refuzimit të kërkesës ai është ankuar në Zyrën e Avokatit të Popullit, i cili ka kërkuar nga Qeveria pezullimin e këtij vendimi.
Zyra e Avokatit të Popullit ka bërë një kërkesë të tillë me arsyetimin e MPB-ja ka nxjerrë këto vendime gjatë kohës sa në fuqi ka qenë vendimi për shtyrje dhe pezullim të afateve në procedurë administrative dhe vazhdim të lejeve dhe licencave. Si dhe në kohën kur liria e lëvizjes dhe shërbime të tjera kanë qenë të kufizuara si pasojë e masave kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.
Më tej, kryeministri Hoti ofron bashkëpunimin e plotë rreth kësaj çështje, gjithmonë në pajtim me mandatin kushtetues dhe ligjor, si dhe njëherit mbetet në pritje deri në përfundimin e hetimit nga Institucioni i Avokatit të Popullit.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation