Pas fitores së Frontit Demokratik në zgjedhjet parlamentare në gusht, Gjukanoviç ngarkon liderin e opozitës me formimin e qeverisë së re.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ngarkoi liderin e opozitës, Zdravko Krivokapic, me formimin e qeverisë së ardhshme. 62-vjeçari ishte në zgjedhjet parlamentare në gusht, kandidati kryesor i lidhjes aleancës më të madhe opozitare të kryesuar nga Fronti Demokratik (DF).
Zdravko Krivokapic, është profesor i inxhinierisë mekanike dhe nuk i përket Fronti Demokratik pro-serb. Së bashku me dy grupe më të vogla, pro-perëndimore, aleanca fitoi 41 nga 80 vende që ka parlamenti i Malit të Zi.
Vazhdimësi në politikën e jashtme
Fronti Demokratik si forca më e fortë në koalicionin e ardhshëm konsiderohet si pro-ruse. Por me dy partnerët e mundshëm – demokratët liberalë dhe partinë URA – PD ka rënë dakord për një lloj vazhdimësie në politikën e jashtme, raporton DW
Montenegro I Regierung I Dritan Abazovic I Zdravko Krivokapic I Aleksa Becic (Getty Images/AFP/S. Prelevic)Dritan Abazovic, Zdravko Krivokapic dhe Aleksa Becic
Kështu nuk pritet të vihet në pikëpyetje anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, që ekziston që nga viti 2017. Po ashtu nuk pritet të anulohet njohja e Kosovës.
Gjukanoviçi, i cili konsiderohej si i plotfuqishëm mund të ndeshë tani në kufizime nga një shumicë qeveritare e kundërshtarëve politik.
Gjukanoviçi konsiderohet në BE si garantues për orientimin pro-perëndimor të vendit, por kritikët e akuzojnë për korrupsion masiv, përfshirje në krimin e organizuar dhe shtypjen e mediave kritike.
Pas pavarësisë nga Serbia në vitin 2006 Malin e Zi ka nisur negociatat pranimin në Bashkimin Evropian në vitin 2012.
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...