Ushtria amerikane së fundmi ka prezantuar risinë më të re të teknologjisë, atë të syzeve për qentë luftarakë.
Këto syze janë të dizajnuara veçanërisht për qentë, të cilëve do ju japë mundësinë të marrin udhra edhe nga distanca.
Qentë ushtarakë mund të kërkojnë përpara për eksplozivë dhe rreziqe të tjera, por kanë nevojë për udhëzime.
Syzet janë të dizajnuara për t’i lënë mbajtësit e tyre t’i drejtojnë ato, për të qenë të sigurt dhe jashtë rrezikut.
Tani ushtarët zakonisht drejtojnë qentë e tyre me sinjale dore ose me tregues lazer, mirëpo të dyja këto taktika kërkojnë që ushtari dhe qeni të jenë afër.
Brenda syzeve, AR, qentë mund të shohin një tregues vizual që ata mund të stërviten të ndjekin, duke i drejtuar ata në një vend specifik.
Kontrolluesi, ndërkohë, mund të shohë atë që shikon qeni përmes një kamere.
“AR do të përdoret për t’u siguruar qenve komanda dhe shenja, nuk është për qenin që të bashkëveprojë me të si një njeri”, tha Dr Stephen Lee, një shkencëtar i vjetër në Laboratorin e Kërkimit të Ushtrisë (ARL).
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...