Presidenti i Kirgistanit, Sooronbay Jeenbekov, ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Bishkek dhe urdhëroi trupat të vendosen në rrugë ndërsa trazirat përfshinë vendin e Azisë Qendrore.
Sipas mediave të huaja, Zyra e Jeenbekov tha se gjendja e jashtëzakonshme, e cila përfshin një shtetrrethim dhe kufizime të forta të sigurisë, do të jetë në fuqi që nga e premtja deri më 21 tetor.
Në urdhrin e tij nuk thuhej se sa trupa do të vendoseshin ndërkohë që ato janë udhëzuar të përdorin automjete ushtarake, të vendosin pika kontrolli dhe të parandalojnë përplasjet e armatosura.
Ndërkohë, një gazetar i Reuters në kryeqytet dëgjoi të shtëna me armë dhe pa demonstrues nga grupet rivale duke hedhur gurë dhe shishe në drejtim të njëri-tjetrit dhe duke u përleshur.
Njëri prej grupeve u shpërnda, duke shmangur dhunën e mëtejshme dhe dukej se nuk kishte viktima.
Më herët presidenti kishte thënë se ai ishte “i gatshëm të jepte dorëheqjen” sapo të emërohej një kabinet i ri ndërsa politikanët kërkuan një mënyrë për të dalë nga një vakum i pushtetit që ka shtyrë Moskën të flasë për detyrimin e Rusisë për të siguruar stabilitetin.
Rusia e ka përshkruar situatën në Kirgistan, e cila kufizohet me Kinën dhe pret një bazë ushtarake ruse, si “një rrëmujë dhe kaos”.
Kriza teston fuqinë e Kremlinit për të formësuar politikën në sferën e saj në vendet e ish-ndikimit Sovjetik në një kohë kur luftimet kanë shpërthyer midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe Bjellorusia është përfshirë gjithashtu në protesta. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...