Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.272.238, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 22.257.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 12.126 raste të reja me virusin, që është shifra më e lartë ditore në vend deri më tani, dhe 201 të vdekur.
Numri i të shëruarve ka arritur në 1.009.421, me 7.092 të shëruar në 24 orët e fundit.
Në Moskë janë regjistruar 3.701 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 321.812, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 5.530, me 33 viktima të reja. Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 49,6 milionë teste, përfshirë 507 mijë në 24 orët e fundit.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Me uljen e numrit të rasteve, autoritetet kanë lehtësuar masat në një pjesë të madhe të vendit, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.
Më 1 shtator në Rusi filloi viti shkollor, ndërsa brenda institucioneve arsimore u bë e detyruar mbajtja e maskave dhe distancës fizike.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...