Google ADS

Zemaj: Të jemi të ndërgjegjshëm për rrezikun nga kanceri i gjirit

14:27 | 9 Tetor 2020
A Z

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se luftimi i kancerit të gjirit është luftë që fillon por nuk mbaron vetëm me tetorin.

Sipas tij, 12 muaj të vitit duhet të jetë ndërgjegjja për rrezikun nga kanceri i gjirit.

“Falënderoj presidentet Atifete Jahjaga, Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta/Vita si bashkë organizatore e këtij shënimi dhe zonjën Nafije Latifi si dhe të gjithë mjekët por edhe mysafirët e tjerë që kontribuojnë në vazhdimësi në avokimin e luftës kundër kancerit të gjirit”.

“Lufta kundër kancerit të gjirit, është kauzë e përbashkët dhe jemi bashkë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Nuk është e lehtë, por, nëse i respektojmë rekomandimet, gjasat ta fitojmë betejën kundër kancerit i ka secila grua dhe vajzë. Gatishmëria juaj për ta hetuar herët, për të mos u nënshtruar, është hapi i parë drejt suksesit.

Jemi dëshmitar për rastet e shumta fatale. Patjetër duhet ta ulim këtë fatalitet me ndërgjegjësimin për rrezikun nga kanceri i gjirit.

Me hetimin e hershëm të kësaj sëmundje tinëzare, fitohet beteja.

Andaj shpreh respektin e veçantë të gjitha heroinave që e mundën kancerin, që janë këtu me ne apo na përcjellin nëpërmjet mediave.

Besoj se përvoja dhe rrëfimi i tyre do të jetë motivues për të gjitha gratë tjera, të mos nënshtrohen.

Nëna, Motra, gra, të çmuarat tona, kini kujdes!

Mos i jepni asnjë shans kancerit, bëni kontrolle, respektoni rekomandimet e mjekëve!

Asnjë nënë, grua apo motër, nuk guxojmë ta lëmë vetëm, as nuk do të jetë vetëm!

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3473591979354324

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme