Google ADS

VIDEO| Meliza Haradinaj-Stublla i kërkon Vesel Krasniqit t’ja lirojë karrigen në Kuvend

13:15 | 9 Tetor 2020
Arbresh.info

Meliza Haradinaj Ministrja e punëve të Jashtme si duket e ka fortë telashe nëse dikush i’a zë vendin.

Sot në Kuvendin e Kosovës, teksa po raportonte kryeministri Avdullah Hoti, ajo ishte vonuar në kuvend, dhe në vendin e saj ishte i ulur ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, raporton Arbresh.info.

E, Haradinaj nuk ka menduar të ulët dikund tjetër por e ka larguar atë nga vendi.

Një gjest i tillë ishte bërë edhe në ShBA.

Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla është përplasur pak me Skender Hysenin në konferencë e Kryeministrit Avdullah Hoti, i cili foli pasi u arrit marrëveshja Kosovë-Serbi.

Ministrja e shtynë pak Hysenin dhe e largon nga krahu i djathtë i Kryeministri.

Kur Haradinaj-Stublla synon të jetë në krahun e djathtë të Kryeministrit, Hyseni reagon duke lëvizur kokën dhe duke i treguar se duhet të shkojë një vend më poshtë.

Por, ajo megjithatë arrin të zë vendin afër Kryeministrit ndërsa Hyseni mbetet në pozitën e tretë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme