Google ADS

Rita Ora mbulohet e tëra në një pallto të zezë

12:54 | 9 Tetor 2020
A. B.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora është fotografuar në daljen e djeshme me një stil krejt ndryshe.

Rita Ora solli të ftohtit e vjeshtës teksa u largua nga shtëpia e saj në Londër të enjten, shkruan DailyMail transmeton portali arbresh.info

Krijuesja e hitit “Anywhere”, 29 vjeçare, u mbulua me një pallto të gjatë ngjyrë të zezë dhe kapele të njejtë sportive ndërsa po dilte në rrugë.

Ylli i pop-it mezi njihej pasi fshehu pjesën më të madhe të fytyrës me syze dielli të errëta dhe një maskë të zezë për fytyrën.

Sidoqoftë, flokët e saj me kaçurrela e bënin të dukshme, teksa ka vendosur t’i linte të lëshuara anash mbi shpatullat e saj.

Kjo paraqitje e saj vjen vetëm pak kohë pasi ylli së fundmi shkaktoi thashetheme për një fejesë të mundshme me të dashurin Romain Gavras, pasi ajo u pa duke bartur një unazë diamanti në gishtin e martesës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme