Google ADS

Suhareka njofton hapjen e vendeve të reja të punës

10:56 | 9 Tetor 2020
A Z

Në komunën e Suharekës pritet shumë shpejtë të hapen vende të reja të punës. Behet fjalë për saktësisht 20 vende të reja pune e te cilat do të realizohen falë  memorandumit të bashkëpunimit ndërmjetë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjensisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjensisë së Pyjeve të Kosovës (APK), për realizimin e projektit për punë publike në Agjensinë Pyjore të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj.

Ai ka njoftuar se të gjithë të interesuarit kanë mundësi të aplikojnë në këtë projekt duke u lajmëruar në entin për Punësim në këtë komunë, ndërsa data e fundit për aplikim është 11 tetori.

Njoftimi i plotë:

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/posts/631078134244766

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme