Pas gjashtë dështimeve, LDK pret të hënën ta kalojë projekt-ligjin për rimëkëmbje ekonomike

10:29 | 9 Tetor 2020
Arbresh.info

Gjashtë herë dështoi që t’i siguroj 61 vota, por si duket, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti e cila udhëheq me qeverinë e Kosovës, ka siguruar votat për kalimin e një projekt-ligji për rimëkëmbjen ekonomike.

Kështu tha të enjten mbrëma, Arben Gashi, shef i grupit Parlamentar të LDK-së, shkruan Arbresh.info.

“Në emër të 61 deputeteve nënshkrues, sot kam kërkuar seance të jashtëzakonshme për ditën e hënë në orën 10:00, për ta votuar në lexim të parë projekt-ligjin për rimëkembje ekonomike”, shkroi Gashi në Facebook.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme