Maqedonia e Veriut e ka mposhtur përfaqësuesën e Kosovës me rezultat të ngushtë 2-1 në stadiumin ‘Tose Proeski’ në Shkup.
Ndeshja e cila u shikua nga shumë shqiptarë, u ndoq me interes edhe nga figurat publike, shkruan portali arbresh.info
Këngëtari Blero njëherit edhe futbolldashësi më i madh, pas rezultatit, shprehu revoltën e tij me trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës, për neglizhencën e futbollistit Bernard Berisha, të cilin nuk e ftoi të ishte pjesë e lojës.
“Është e papranueshme. Valon Berisha sonte e la zemrën në fushë, ju tjerët merrni shembull! Ju dua të gjithëve, ju e dini por jam shumë i zhgënjyer me pjesën e dytë të lojës.
Mendoj që Bernard Challandes duhet të japë dorëheqje! Për shumë arsyem e një ndër to është Bernard Berisha. Bernard Challandes ka probleme psikike haveri, duhet urgjentisht dorëheqje. Faleminderit Bernard po e kallëzove veten me Bernard Berishën që je komplet idiot”, ka shkruar këngëtari në InstaStory.
Kjo humbje bëri që Kosova të humb çdo gjasë për kualifikim në Euro 2020. /arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...