Google ADS

Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, arrestohet i të dyshuarit

10:17 | 9 Tetor 2020
Arbresh.info

Rrok Pepaj, babai i autorit të dyshuar Daniel Pepaj, për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe është arrestuar.

Ai ishte marr në pyetje nga policia një ditë më parë, pasi dyshohej se kishte dijeni për ngjarjen e ndodhur në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe.

Mësohet se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj janë vrarë me armë zjarri, pasi janë konstatuar shenja plumbi në trupat e tyre.

Ndërkohë kushëriri i tyre Daniel Pepaj, është shpallur në kërkim nga policia.

Danieli Pepaj dyshohet se është personi që ka vrarë Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, në pyjet e fshatit Vrith në Malësinë e Madhe, pasi këta të fundit e kanë dhunuar sepse Danieli u kishte vjedhur hashashin nga parcelat. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme