Suharekë, arrestohet një mashkull për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

09:41 | 9 Tetor 2020
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në Suharekë, pasi që i njëjti kishte shpërndarë video me përmbajtje pornografike.

Me vendim të prokurorit telefoni mobil është sekuestruar, ndërsa i dyshuari lirohet, transmeton arbresh.info

Po ashtu në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se rasti shkon në procedurë të rregullt.

Detaje të tjera nga ky rast nuk dihen.

Ky është njoftimi i plotë:

“Suharekë 08.10.2020-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shpërndarë video me përmbajtje pornografike. Me vendim të prokurorit telefoni mobil është sekuestruar, ndërsa i dyshuari lirohet. Rasti në procedurë të rregullt”./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme