Paul Pogba, i grumbulluar në përfaqësuesen e Francës për ndeshjet e tetorit, ka folur veç aktualiteti në përfaqësuese edhe për të ardhmen e tij.
Ai edhe njëherë e ka shprehur dëshirën për ta veshur një ditë fanellën e Real Madridit dhe të luajë nën urdhëratë e Zinedine Zidane.
“Zidane? Janë thënë shumë gjëra. Çfarë mund të them? Sigurisht, të gjithë futbollistëve do t’u pëlqente të luanin te Real Madridit. Do të ishte një ëndërr. Një ditë, pse jo, mund të ndodhë. Tani jam pjesë e Manchester United dhe e dua klubin tim. Do të jap gjithçka për t’u dëfryer dhe për ta çuar klubin tim aty ku e meriton”, u shpreh ai.
Kontrata e kampionit të botë me “Djajtë e Kuq” përfundon në vitin 2021, me opsion rinovimin edhe një vit tjetër.
“Rinovimi? Kanë folur shumë persona, por jo unë. Preferoj të përqendrohem te loja dhe mbi të gjitha të rikthimi im. Nuk kam folur me shefin ekzekutiv Ed Woodward, aq më tepër për rinovimin. Jam këtu dhe mendoj që të kthehem në formën time më të mirë. E di që do të vijë një moment dhe klubi do të flasë për të më propozuar diçka, ose asgjë. Për momentin nuk ka asgjë dhe nuk mund të flas për diçka që nuk e njoh”. /Gazeta Express/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...