Kuvendi sot në mesditë do të vazhdojë seancën e 15të ku në rend dite është propozimi i ligjit për borxh për Maqedoninë e Veriut tek Banka Ndërkombëtare për zhvillim, sipas marrëveshjes për huazim për finansim të projektit për menaxhim urgjent me Covid në Maqedoni të Veriut, me procedurë të shkurtuar.
Ky propozim ligj më parë do të jetë në rend dite në seancën e komisionit për finansim dhe buxhet.
Me procedurë të shkurtuar janë dhe ndryshimet e ligjit për kthim të një pjese të TVSH-së për personat fizike, ligjit për shtëpitë për shkollim të lartë, për kuadrin mësimdhënës në arsimin parafillor, arsimin fillor dhe të mesëm, ligjin për standard studentor dhe ndryshimin e ligjit për standard të nxënësve.
Në këtë seancë deputetët do të debatojnë edhe për propozimin e ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, si dhe ndryshimet e ligjit për mbrojtje të informatorëve, ndryshimet e ligjit për taksa gjyqësore, ligjit për autokampe dhe ligjit për ski qendra.//Zhurnal.mk
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...