Berisha: Është dhimbje që nuk përshkruhet, ka qenë ëndërr e madhe

23:46 | 8 Tetor 2020
Arbresh Info

Mesfushori Valon Berisha pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut 2 – 1, ka thënë se ka dhimbje që nuk përshkruhet.

“Dardanët” zhvilluan ndeshje të mirë, por ishin të pafat para golit duke u eliminuar nga Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.

Pas ndeshjes, Berisha tha se është dashur që të mbrohen më mirë, derisa beson se maqedonët nuk ishin më të mirë.

“Është e dhimbshme, nuk përshkruhet kjo dhimbje, çdo lojtarë, të gjithë tifozët, gjithë shqiptarët që na kanë mbështetur”.

“Filluam shumë mirë, morën një gol, që mundet me ndodh në futboll, u kthyem në lojë, treguam agresivitet, Florenti shënoi një gol të mirë, pastaj një faul që nuk na u deshtë, por ndodh, është dashur të mbrohemi më mirë”.

“Është dashur të krijojmë raste për të fituar lojën, kemi dhënë maksimumin, të mësojmë nga ky rast. Keq që nuk mësuam nga ndeshja me Çekinë, kur kishim rastin të kualifikoheshim drejtpërdrejt”.

“E ndjej veten keq, ka qenë një ëndërr e madhe, katër vjet kemi qenë bashkë, maqedonët nuk ishin më të mirë se ne, nuk është se e merituan”, deklaroi ai për Supersport.

Përballja e radhës për Kosovën është kundër Sllovenisë në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme