Në 2015 shkencëtarët, përfshirë zonjën Doudna, po shqyrtonin se si CRISPR-i mund të përdorej për të korrigjuar sëmundjet gjenetike për të cilat nuk ka shërim.
CRISPR-i është një teknikë për të korrigjuar saktësisht ADN-në e një qelize, ajo përdor një mekanizëm molekular dypjesësh. Cas9 është një proteinë që mund të bëjë prerje të AND-së. Shkencëtarja amerikane Jennifer Doudna e përshkruante në këtë mënyrë metodën gjatë një interviste për Associated Press në shtator 2015.
“Më pëlqen ta quaj një bisturi molekulare për qelizat. Ajo u mundëson shkencëtarëve të bëjnë një ndryshim shumë të saktë të ADN-së së një qelize ose organizmi sikurse korrigjimin e një mutacioni që do të shkaktonte sëmundje. Është thjesht një teknologji që mundëson një nivel saktësie, që nuk ka egzistuar në të kaluarën“.
Por zonja Doudna dhe bashkëpunëtorët e saj ishin gjithashtu të vetëdijshëm rreth shqetësimeve të lidhura me CRISPR-in.
“Ndryshimi i përhershëm në ADN-në e qelizës është diçka që nuk mund të kthehet pas“, tha ajo gjatë intervistës për AP.
Teknologjia e korrektimit të gjeneve ka ngritur shpesh mjaft pyetje, kryesisht të aspektit etik sikurse deri në ç’masë duhet lejuar përdorimi i saj. Globalisht ka pasur një mbikëqyrje të rreptë rreth asaj se për çfarë është përdorur korrektimi i gjeneve dhe në shumë vende mbjellja e embrioneve tek nëna pas korrektimit konsiderohej i paligjshëm. Në një takim ndërkombëtar mbi korrektimin e gjeneve njerëzore më 9 tetor 2018, studiuesi kinez He Jianku tronditi botën e shkencës me njoftimin se do të ndryshonte gjenet e vajzave binjake, në mënyrë që ato t’i rezistonin infeksionit me virusin HIV në të ardhmen.
Shkencëtarja amerikane Jennifer Doudna tha në atë kohë se njoftimi i tij ngriti më shumë pyetje sesa përgjigje.
“Shumë nga pyetjet ishin të rëndësishme për të ardhmen e kësaj fushe dhe për të mos përmendur faktin se janë njerëzit që preken drejtpërdrejt nga kjo. Dhe ne nuk dëgjuam përgjigje për to“, tha ajo.
Puna e He Jianku u denoncua si një eksperiment i pasigurt tek njerëzit për shkak të rrezikut të shkaktimit të ndryshimeve të padëshiruara që mund të kalojnë në brezat e ardhshëm. Ai aktualisht ndodhet i burgosur në Kinë.
Në shtator, një komisionin ekspertësh ndërkombëtarë lëshoi një raport duke thënë se është ende shumë shpejt të përpiqesh të krijosh foshnje të modifikuara gjenetikisht, pasi shkenca nuk është mjaft e avancuar për të garantuar siguri. Por ata hartuan një udhërrëfyes për vendet që duan ta marrin në konsideratë. Kjo është hera e parë që dy gra së bashku fitojnë Nobelin në Kimi, duke iu shtuar numrin e vogël të laureatave gra në shkencë, ku gratë kanë marrë prej kohësh më pak vlerësime për punën e tyre sesa burrat./koha.mk/
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së