Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti ka folur pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut 2 – 1.
Lojtari kishte një rast të artë në minutat e fundit të ndeshjes, por nuk ia doli të shënojë, derisa Maqedonia u kualifikua tutje, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Aliti mes lotëve tha se kanë pritur dy vite për këtë ndeshje, kurse nuk kanë luajtur mirë.
“Është e lehtë me thanë që ishte veç një lojë. Kemi pritur dy vite. Kemi pësuar dy gola që nuk është dashur t’i pësojmë. Jemi zhgënjyer, është e vështirë ta pranojmë”.
“Ne kemi luajtur më mirë, Maqedonia e Veriut nuk ishte e fortë. Por ndodhi, nuk di çfarë të them, jemi të mërzitur”, deklaroi ai për Supersport.
Kosova pas tri ditëve do këtë një ndeshje shumë të vështirë kundër Sllovenisë në “Fadil Vokrri”./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...