Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Enver Hasani, vlerëson se marrëveshja e Washingtonit është zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin.
Ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin u shpreh se asnjë pikë e kësaj marrëveshje nuk e shkelë sovranitetin e Kosovës, duke përfshirë pikën për liqenin e Ujmanit, njofton Klan Kosova.
”Marrëveshja e Washingtonit është lëvizja më e mirë gjeostrategjike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës”.
”Përse duhet të jetë problem Ujmani nëse në asnjë interpretim të asaj dispozite nuk del se ka prekje të sovranitetit”.
”Thuhet që Ujmani do të jetë objekt i një projekti të fizibilitetit për qëllim të shikimit të gjerësisë dhe thellësisë së përdorimit të tij për të mirë të Kosovës dhe vendeve të rajonit”.
”Mbi bazën e dokumentit, sepse unë nuk e di se çka ka dikush në kokë, por bazuar në atë që shkruan në dokumente, nuk besoj se duhet të ketë rezerva, sepse çështjet e sovranitetit nuk mund të bëhen pa ne. Sot për sot nuk implikon në sovranitet”.
”Çështja e liqenit të Ujmanit nuk lidhet me atë se kush e ka ndërtuar, është ligj ndërkombëtar kur një shtet bëhet sovran dhe i pavarur siç jemi ne, siç jemi bërë shtet i pavarur me 17 shkurt 2008, prona e patundshme e shtetit pararendës, juridikisht… çdo pronë e patundshme e regjistruar i mbetet atij shteti”, tha Hasani.
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...