​Haradinaj-Stublla: Kosova e përkushtuar në implementimin e marrëveshjes së 4 shtatorit

21:59 | 8 Tetor 2020
Arbresh.info

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me koordinatorin kundër terrorizmit në Departamentin e Shtetit, Nathan Sales mbi zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe marrëveshjen e Uashingtonit.

Ajo me këtë rast ka informuar ambasadorin Sales se Republika e Kosovës është e përkushtuar në implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes dhe se çmon përkushtimin e lartë të lidershipit amerikan për vënien në jetë të zotimeve të dhëna në këtë marrëveshje.

Në këtë kontekst, shefja e diplomacisë kosovare e ka theksuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ta shpallur terroriste organizatën Hezbollah.

Gjatë kësaj bisede është vlerësuar edhe kontributi që Kosova ka dhënë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, në veçanti roli i shtetit tonë në koalicionin global antiDAESH.

Haradinaj-Stublla ka theksuar se Kosova është e rreshtuar përkrah aleatëve në krye me SHBA në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë për të gjithë popujt paqedashës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme