Kombëtarja e Kosovës ka dështuar të kualifikohet në finale të ‘play-off’ duke u mposhtur nga Maqedonia e Veriut.
Ndeshja ishte e baraspeshuar me “Dardanët” që sulmonin më tepër, derisa rezultati përfundimtar ishte në anë të vendasve (2 – 1), shkruan portali arbresh.info.
Pas 16 minutave lojë, Benjamin Kololli realizoi autogol duke u munduar të ndaloj gjuajtjen, gabimisht e devijoji duke e dërguar në portën e Muric-it.
Shifrat u barazuan përmes Florent Hadergjonaj, që realizoi supergol në minutën e 29-të duke përfituar nga gabimi trashanik i portierit vendas.
Mirëpo, pas katër minutave Velkovski ktheu epërsinë pas harkimit të Enis Bardhi-t.
Në pjesën e dytë, të dy skuadrat provuan gjatë tërë kohës të gjejnë rrugën drejt golit, por s’ia arritën.
Vendasit shënuan edhe dy herë të tjerë, mirëpo në të dy rastet ishin në pozitë jashtë loje.
Tani Kosova duhet të kthejë vëmendjen nga Liga e Kombeve, derisa Maqedonia e Veriut do përballet me Gjeorgjinë në finale të ‘play-off’./arbresh.info.
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës