Përfundon pjesa e parë, Kosova në disavantazh

21:34 | 8 Tetor 2020
Arbresh Info

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë, që është duke u zhvilluar në Shkup.

Nikoqirët janë në avantazh me rezultat minimal (2 – 1), shkruan portali arbresh.info.

Ndeshja është mjaftë interesante, me dy skuadrat që janë duke luajtur mjaftë ofensivë.

Benjamin Kololli në minutën e 16-të shënoi autogol duke e devijuar topin në portën e Muric-it.

Ishte Florent Hadergjonaj që barazoi shifrat duke përfituar nga gabimi trashanik i portierit vendas dhe mbrojtës amatore dhe realizoi supergol (29′).

Mirëpo, gëzimi zgjati vetëm katër minuta, pasi Velkovski realizoi pas asistimit të Bardhi-t.

Rezultati momental është 2 – 1 dhe për gjithçka lidhur me ndeshjen, portali arbresh.info, do t’iu mbajë të informuar./arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme