Google ADS

Kurti: Krenar jemi me ta, shpresojmë lojë të bukur drejt fitores

20:34 | 8 Tetor 2020
Arbresh Info

Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar suksese skuadrës para sfidës ndaj Maqedonisë së Veriut.

Dy skuadrat ‘luftojnë’ vetëm për fitore në mënyrë që të kualifikohen në finale të ‘play-off’, aty ku do takohen me Gjeorgjinë, shkruan portali arbresh.info.

Kurti i ka uruar suksese skuadrës së Kosovës përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Nuk ndodh shpesh që sytë e një populli të tërë të kthehen kah disa, në një vend, në një kohë. Rëndësinë e përballjes me Maqedoninë e Veriut më së miri e dijnë lojtarët dhe stafi i përfaqësueses sonë që na sollën deri këtu. Krenarë jemi me ta – shpresojmë edhe lojë të bukur drejt fitores”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.229545544212004/980409199125631/?type=3&theater

Ndeshja nis në ora 20:45./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme