Kuadro të reja të profileve të ndryshme i bashkohen PDK-së në Kamenicë

19:42 | 8 Tetor 2020
Arbresh.info

Partisë Demokratike të Kosovës sot i janë bashkuar kuadro të reja të fushave të ndryshme. Ata janë prezentuar nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

Me këtë rast Veseli ka thënë se përmes kësaj synohet të përqohet mesazh të një shteti modern, mesazh të cilin e përqon Partia Demokratike e Kosovës.

“Së bashku me kolegë, nënkryetarin, kryetarin dhe kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, synojmë të përqojmë një mesazh i cili është i një shteti moderrn, një shteti përendimor, i cili po e përqon edhe Partia Demokratike e Kosovës, anë e kënd Republikës së Kosovës. Ky është vizioni jonë, jo vetëm në Kamenicë, vizioni jonë do të jetë nga Kamenica në Prizren, nga Kaçaniku në Mitrovicë, një vizion i fitores dhe forcimit të Kosovës, shtet i pavarur, sovran, i forcimit të ekonomik, forcimit të një shteti ligjor, një ndërmarrësi e cila është e fuqishme e këtyre kategorive intelektuale, morale, akademike të cilat i ka vet Republika e Kosovës.”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është parti e të gjithëve të cilët punojnë në forcimin e shtetit të Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës është partia jonë. Është parti kombëtare, është parti e qendrës së djathtë, është parti e ndërrmarrësve, është parti e doktorëve Driton, është parti e doktorëve të shkencave Alban, sigurisë kombëtare, se edhe emrin e mire. Është parti e luftëtarëve të krenarisë sonë kombëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është parti e juristave, është parti e ndërmarrësve si Graniti, të cilët janë të jashtëzakonshëm edhe punojnë më ndershmëri dhe mbajnë shtetin tonë në zhvillim, forcim në një të ardhme të sigurtë, kjo është Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Emrat që u prezentuan si aderime të reja nga Kryetari Veseli ishin, Maliqi, doktor i stomatologjisë, Granit Berisha, ndërmarrës i suksesshëm i Komunës tonë, Mevlush Kallaba, veteran i UÇK-së, Artan Dërmaku, ekonomist, Alban Maliqi, doktor shkence i mbrojtjes kombëtare, Rrezarta Krasniqi, master juriste, Agon Ahmetaj, afarist./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme