Kosova synon të shkruajë historinë me fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, formacionet zyrtare

19:30 | 8 Tetor 2020
Arbresh Info

Sonte (e enjte) do zhvillohet sfida mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër të gjysmëfinales së ‘play-off’ për kualifikimin në Euro 2020.

Pavarësisht mungesave së mëdha, “Dardanët” kanë nevojë vetëm për fitore në mënyrë që të kualifikohen në raundin tjetër, shkruan portali arbresh.info.

Nga ana tjetër, skuadra nikoqire nuk është mposhtur në tri ndeshjet e fundit dhe gjithashtu ‘lufton’ për kualifikim.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të këtij super derbi:

Maqedonia e Veriut (4-3-3): Dimitrievski, Velkovski, Musliu, Bejtulai, Ristovski, Nikolov, Ademi, Alioski, Bardhi, Pandev, Nestorovski.

Kosova (4-2-3-1): Muric, Vojvoda, Dresevic, Aliti, Kololli, Shala, Berisha, Zeneli, Celina, Hadergjonaj, Nuhiu.

Përballja e ‘nxehtë’ zhvillohet në Shkup dhe nis në ora 20:45./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme