Sonte (e enjte) Kosova synon të shkruajë historinë me fitore ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Dardanët” janë mysafirë të Maqedonisë, përballje në të cilën nevojitet vetëm fitorja në mënyrë që të kualifikohemi në finale të ‘play-off’.
Optimist për këtë derbi janë tifozët, të cilët për arbresh.info, u shprehen se presin fitoren e “Dardanëve”.
“Është një ndeshje e pritur gjatë, na që e dojmë futbollin kemi ëndërruar për këtë ndeshje dhe normalisht presim rezultat pozitiv. Shpresoj fitore, rezultati s’ka rëndësi, veq me fitu”.
“Presim që të fitojë Kosova. 2-0 boll është”.
“Mendoj që fiton Kosova në vazhdime 0 – 1”.
“Besoj 2 – 1 për Kosovën, krejt shpresojmë në fitoren e tyre”, ishin komentet e disa tifozëve para ndeshjes ndaj Maqedonisë.
Ndeshja me Maqedoninë e Veriut nis në ora 20:45, kurse fituesi do përballet me fituesin e takimit Gjeorgji – Bjellorusi./arbresh.info.
Saipi pjesë e formacionit të javës në Ligën e Konferencës
Fituesja iraniane e Nobelit Narges Mohammadi dënohet me gjas...
Veliaj zëvendëson 12 drejtues të Bashkisë së Tiranës, ndrysh...
Vrasja e një polici në Bosnje cilësohet si terrorizëm
PKK merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Turqi
Kosova me renditje historike në FIFA, pozicionohet e 101-ta