Ambasada holandeze në Tiranë ka zbardhur diskutimet e djeshme në Parlamentin holandez, sa i përket zgjerimit të BE-së dhe progres raportit për Shqipërinë.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se qeveria holandeze është angazhuar të përditësojë rregullisht parlamentin sa i takon çështjes se zgjerimit te BE-se.
Në njoftim thuhet se pasi Holanda mori progres raportin për Shqipërinë në ditët në vijim qeveria do t’i dërgojë një vlerësim te kësaj pakete parlamentit, i cili më pas do të vijohet nga një debat sipas procedurave parlamentare.
“Do të jetë takimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në nëntor ku do të diskutohet paketa e zgjerimit”, përfundon njoftimi.
Reagimi i plotë:
Sikurse është rënë dakord me Parlamentin, Qeveria holandeze është angazhuar të përditësoj rregullisht parlamentin sa i takon çështjes së zgjerimit te BE-se.
Diskutimet e djeshme ne parlament ishin pjese e këtij angazhimi.
Dje, parlamenti holandez diskutoi shkurtimisht një letër që ministri i Jashtëm Blok i pati dërguar parlamentit në datën 4 shtator. Letra i referohej draftit të kuadrit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shpërndarë nga Komisioni Evropian ne datën 1 korrik dhe qe se fundmi po diskutohet ne Bruksel.
Ne datën 6 Tetor, Holanda gjithashtu mori paketën vjetore te zgjerimit te publikuar nga Komisioni Evropian, pjese e të cilës është dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020.
Si zakonisht, qeveria holandeze do t’i dërgoj një vlerësim të kësaj pakete parlamentit ne javët ne vijim. Kjo do te vijohet nga një debat sipas procedurave parlamentare.
Do te jete takimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në nëntor ku do të diskutohet paketa e zgjerimit./tch/
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...