Vojvoda shpreh krenarinë për Kosovën

15:40 | 8 Tetor 2020
A. B.

Mërgim Vojvoda ia ka shprehur krenarinë Kosovës në rrjetet sociale, disa orë para ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 kundër Maqedonisë së Veriut.

Kosova është mysafire e shtetit fqinj në Arenën Kombëtare Todor Proeski, në një ndeshje gjysmëfinale të “play-off” për pjesëmarrje në Euro 2020, që zhvillohet në orën 20:45.

Vojvoda, i cili debutoi për kombëtaren dardane në vitin 2017 kundër Turqisë, e ka shënuar një gol në 22 paraqitje deri tani.

Në foton e publikuar në insta-story në Instagram, është festimi i golit të tije kundër Republikës Çeke dhe ka shënuar: “Vetëm krenari asgjë tjetër”.

25-vjeçari në ketë afat kalimtar është transferuar nga skuadra belge Standard Liege te ajo italiane Torino për 5.5 milionë euro.

Këtë fillim sezoni, ka dy paraqitje për skuadrën e tij të re, dhe ka arritur të asistoj një herë. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme