Google ADS

40 lagjet më ‘cool’ në botë, ajo që kryeson listën ndodhet në Evropë

15:17 | 8 Tetor 2020
Arbresh.info

Një lagje mikpritëse dhe shumë në modë në Barcelonë, Spanjë, është kurorëzuar si lagjja më “cool” e vitit 2020 nga Time Out

Esquerra de l’Eixample ka zënë vendin e parë falë komunitetit të saj të ngushtë, bizneseve të mëdha lokale dhe kulturës së saj miqësore me LGBTQIA+.

Për listën e këtij viti, Time Out e bazoi renditjen e saj në faktorët e zakonshëm si – gjallëria e lagjes, ushqimi dhe pijet, jeta e natës dhe kultura lokale që ofrohet – por pandemia ka bërë që të merret në konsideratë edhe një faktor i ri: fryma e bashkësisë në lagje.

“Në Barcelonë, si në shumë vende, jeta e qytetit është zhvendosur nga qendra në lagjet e periferisë dhe Esquerra de l’Eixample është një shembull i përsosur: komuniteti i saj ndihet më afër se kurrë, pasi ka rizbuluar oborret e zonës dhe ka përdorur forcën e argëtimit dhe kulturës për të mbajtur frymën gjallë gjatë muajve të bllokimit. Tani jeta në lagje duket më intensive dhe e gjallë, me bare, restorante dhe tarraca ku, gjithmonë të sigurt, njerëzit janë kthyer për t’u ribashkuar,” -tha Maria José Gómez, drejtoreshë e Time Out Barcelona.

Esquerra de l’Eixample në Barcelonë

Gjatë izolimit, banorët e Esquerra de l’Eixample u mblodhën së bashku për të marrë pjesë në “Sesionet Hidrogel”, në ballkonet e tyre, në të cilat ata vallëzuan të veshur mirë për të argëtuar dhe ngitur humorin e komunitetit. Ndërkohë, një rrjet lokal bamirës po ndihmonte njerëzit në nevojë dhe Ada Parellada i restorantit të famshëm Semproniana filloi të gatuante për punonjësit e shëndetësisë.

38,000 banorë në qytete anembanë botës u intervistuan nga Time Out Index, që përpilon listën e tij çdo vit dhe përzgjedhja bëhet në bazë të opinioneve të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme