Nga këto komuna janë rastet e fundit me Covid-19

15:07 | 8 Tetor 2020
A Z

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 711 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 33 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, raporton arbresh.info

Ndërsa, Prishtina vazhdon të prij me numrin me të madh të rasteve me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 14 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Ferzaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Hani Elezit, Kamenicë, Klinë, Pejë, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.

https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.527771290684213/3157102667751049/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme