Janjiq: Të zgjidhet fati i të zhdukurve dhe kujdes me deklaratat e papërgjegjshme

14:58 | 8 Tetor 2020
V. S.

Abati i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq ka shkruar në Twitter se gjetja e të zhdukurve në luftën e Kosovës dhe pas saj do të ndikojë në pajtim dhe stabilitet në gjithë Ballkanin.

“Zgjidhja e fatit të të zhdukurve në luftën e Kosovë dhe pas saj është me rëndësi të madhe për pajtim dhe stabilitet në gjithë rajonin. Duhet t’i shmangim deklaratat e papërgjegjshme të cilat i lëndojnë ndjenjat e tjerëve nëse dëshirojmë ta përmirësojmë jetën e gjithë qytetarëve në Ballkan”, ka thënë Janjiq përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që politikanët të shmangin deklaratat që shprehin urrejtje dhe që lëndojnë ndjenjat e tjerëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme