Google ADS

Aksioni në Karaçevë, Veliu-Vetëvendosjes: Nëse ju ka humbur diçka, mund ta kërkoni

14:32 | 8 Tetor 2020
L G

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka ironizuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, i cili kërkojë informacione më të detajuara rreth sekuestrimit dhe konfiskimit të gjësendeve në aksionin e Karacevës.

Mirëpo, me përgjigjen e ministrit Veliu, nuk ishte i kënaqur deputetit Hyseni, i cili kërkoi të di të gjitha gjësendet e sekuestruara në aksionin e Karaçevës, duke pohuar se në gjithë ato para që kanë qarkulluar në Karaçeve që janë përfituar në mënyrë të jashtë shuma e parave të konfiskuara është e vogël, raporton arbresh.info.

Mirëpo, përgjigja e Veliut ishte shumë e shkurtër.

Ai, tha se çfarëdo që ka ndodhur në aksion u përgjigj, mirëpo nëse diçka ka humbur nga Vetëvendosje në këtë aksion, mund ta kërkojnë.

“Unë besoj se e dhashë përgjigjen e duhur në pyetjen e parashtruar, këtu nuk kemi të bëjmë me thashetheme të ndryshme. Këto janë të gjitha f akte dhe informacione të verifikuara, diçka që ka ndodhur lidhur me operacionin, por ju nëse jeni i pakënaqur diçka, ose ju ka humb diçka mund ta kërkoni”, u shpreh Veliu./arbresh.info/

 

Të ngjashme