Mesfushori Mesut Ozil është lënë jashtë listës së Arsenalit për ndeshjet e Ligës së Evropës.
31-vjeçari të ardhmen e tij nuk e sheh në Arsenal, pasi që nuk bën më pjese në planet e Mikel Artetës.
Pjesëtari i kombëtares gjermane nuk ka luajtur për klubin londinez që nga marsi.
Blerja e re e klubit, Thomas Partey, është përfshirë në skuadër para ndeshjes kundër Rapid Viennës me 22 tetor. Ish-mesfushori i Atletico Madrid i është bashkuar topçinjve në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Arsenali bën pjesë në një grup me Rapid Vienna, Dundalk dhe Molde në Ligën e Evropës.
Të martën, Ozil, i cili iu bashkua klubit për një shifër rekord në vitin 2013, u deklarua që do të paguaja maskotën e klubit, i cili u largua për shkak të pagës./Gazeta Express/
Trump: Duhet t’i japim fund konfliktit në Liban
Pasivizimi i adresave, Sinani i fton shqiptarët në protestë ...
Kurti bashkëbisedoi me gratë sipërmarrëse, profesioniste dhe...
Legjenda e Espanyolit e përshkruan situatën e Viniciusit në ...
Pse rritja e pagave, më e komplikuar seç duket?
SHBA akuzon rusët për krijimin e videos së rreme për votimet...