Para pak çastesh u nda çmimi Nobel për Letërsi 2020.
Me këtë çmim u nderua poetja amerikane, Louise Glück për zërin e saj poetik të pagabueshëm që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale, shkruan portali arbresh.info
Në këtë ngjarje historike ishte i nominuar edhe poeti i madh shqiptar, Ismail Kadare por as këtë vit nuk arriti ta fitojë këtë çmim.
Pas gati tre vitesh me skandale, vëzhguesit kishin parashikuar që Akademia Suedeze do të shkonte për një “zgjedhje të sigurt” këtë vit, me poeten kanadeze Anne Carson, shkrimtaren antiguano-amerikan Jamaica Kincaid, romancierin kinez Yan Lianke, romancierin rus Lyudmila Ulitskaya, bestseller-in japonez Haruki Murakami dhe pretendenti shumëvjeçar Ngũgĩ wa Thiong’o, romancieri, poeti dhe dramaturgu kenian, i emëruar si fitues të mundshëm. Nga 116 fituesit e mëparshëm të letërsisë Nobel, 15 ishin gra, dhe shkrimtari i fundit afrikan i zi ishte Wole Soyinka, në 1986./arbresh.info/
Lexo edhe:
Çmimi Nobel në Letërsi 2020 i jepet poetes amerikane, Louise Glück
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?