45 aktakuza janë ngritur për vepra të ndryshme penale ndaj 54 personave brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Prokurori i Shtetit.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëmbëdhjetë persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, raporton arbresh.info.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një aktakuzë kundër dy të pandehurve M.S. dhe G.A., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale
“Përvetësimi në detyrë” nga neni 425 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1të KPRK-së, dhe “Hyrje në sistemet kompjuterike” nga neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një personi të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy person të dyshuar, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi dhe ka ngritur dy aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) të pandehurve M.S. dhe G.A., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” nga neni 425 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1të KPRK-së, dhe “Hyrje në sistemet kompjuterike” nga neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunimi”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...