Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka deklaruar se përkrahja e Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së nuk duhet të ndodhë vetëm pse propozuesit e saj, po i quajnë frikacakë.
Ai edhe një herë në seancë plenare ka përsëritur se janë kundër këtij projektligji të propozuar nga PDK-ja dhe se mënyra se si është hartuar tha se i bën të përmbahen ndaj tij.
“Mënyra e parcelizimit dhe përshtypja e krijuar se me një projektligj të tillë po krijohet më shumë përçarje se sa bashkim, e bën të pamundur që ky projektligj të përkrahet. Pra, ne duhet të jemi rreth këtij ligji nëse mendojmë se duhet ta përkrahim, jo pse dikush na bën presion dhe na quan frikacakë, por pse ne duhet të bindemi se një ligj i tillë do të jetë në interes të vendit dhe në interes një kategorie të caktuar. Nëse ka gatishmëri prej deputetëve, ne ju lusim edhe ju thërrasim për përkrahje. Nëse nuk ka gatishmëri të mos fshihemi pas çështjeve të caktuara. Është e drejtë e deputetëve që të votohet në bazë të bindjeve të tyre, nuk është e drejtë e askujt që të sillen në mënyrë të vrazhdë, agresive ndaj diçkajes”, ka deklaruar ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/362231698462488
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...