Besnikëria nuk është pika e tyre e fortë: Këto 3 shenja sigurisht që do t’ju tradhëtojnë

12:20 | 8 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Tradhëtia ndaj partnerit varet nga shumë gjëra. Ndryshimet gjatë një marrëdhënie, ndryshimet e mjedisit, puna e lodhshme ose nevoja për një aventurë, janë disa nga situatat që dërgojnë drejt tradhëtisë.

Megjithatë, disa shenja të horoskopit janë më të pabesa se disa tjera dhe prirja e tyre për tradhëti është thjeshë pjesë e natyrës, transmeton portal arbresh.info

Dashi

Dashi është një partner besnik, por ka komunikim të dobët, prandaj edhe në njëfarë mënyrë tradhëtojnë. Ata nuk e duan ngecjen, kënaqen me ndryshime dhe presin të njejtën gjë nga partneri. Arsyeja pse tradhëton një Dash vjen nga një konflikt i brendshëm dhe jo nga dëshira për ta lënduar atë. Ndërsa ky nuk është një rregull që vlen për të gjithë, një gjë është e sigurt: Dashi ka nevojë për partnerë që janë në hapin e duhur.

Bricjapi

Bricjapët janë besnikë në përgjithësi, por kjo shenjë e horoskopit mund të ndryshojë shumë me kalimin e kohës, dhe kjo mund të ndikojë në marrëdhënien e tyre. Bricjapët gjatë gjithë jetës së tyre dëshirojnë të arrijnë sukses të madh në karrierën e tyre dhe të sigurojnë një jetë të rehatshme. Derisa ta arrijnë atë, gjithçka tjetër në jetën e tyre është e varur. Nëse ata nuk kanë mbështetjen e një partneri në atë rrugë për të arritur qëllimin, Bricjapët ndoshta do të përdorin mashtrime. Ajo që është specifike në lidhje me këtë shenjë është se mashtrimi fizik nuk është aq i rëndësishëm për ta, por emocional dhe kjo më së shumti dëmton personin me të cilin janë në një marrëdhënie, transmeton portal arbresh.info

Ujori

Edhe pse u përkasin shenjave më të qëndrueshme, Ujorët tërhiqen drejt tradhëtisë sepse janë shumë të ndjeshëm ndaj krizës së moshës së mesme, mbase më shumë se çdo shenjë tjetër e zodiakut. Ata kanë nevojë për shumë eksitim në jetë, dhe kur u mungon kjo, ata do të fillojnë ta kërkojnë anash. Për të parandaluar mashtrimin e Ujorit, është e rëndësishme që gjithmonë të jeni interesant për partnerin tuaj. Ata që janë në një lidhje duhet gjithmonë të kënaqin kuriozitetin e tyre, në mënyrë që të mos i mërzitni./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme